Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja voton pro krijimin jashtë bllokut të qendrave të paraburgimit për emigrantët

Bashkimi Evropian

Foto: Associated Press

Me 389 vota për, ligjvënësit evropianë votuan të enjten për të lehtësuar ngritjen e qendrave të reja të paraburgimit për emigrantët jashtë Bashkimit Evropian, të njohura si "qendra kthimi". 

Kundër ishin 206 ndërkaq 32 ligjvënës abstenuan. 

Partitë e krahut të djathtë bënë një aleancë me grupet e ekstremit të djathtë që më parë kishin shmangur miratimin e masës, ndërsa partitë e së majtës dhe të qendrës votuan kundër.

Çdo vend i BE-së tani mund të negociojë vetë ose në koalicione të vogla për të deportuar emigrantët jo në vendet e tyre të origjinës, por në objekte që ende nuk janë ndërtuar jashtë bllokut prej 27-vendesh.

Tashmë, Greqia, Gjermania, Holanda, Austria dhe Danimarka kanë hyrë në negociata me qeveritë kryesisht në Afrikë për të pritur vende, për të mbajtur emigrantët të cilëve u është mohuar azili.