Vendet evropiane, përfshirë Spanjën dhe Irlandën, kanë kërkuar pezullimin e paktit të Bashkimit Evropian që e rregullon marrëdhënien e saj me Izraelin, teksa blloku evropian ka mbetur i ndarë për sa u përket veprimeve konkrete.
Para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet në Luksemburg, disa ministra kanë bërë thirrje për pezullimin e plotë apo të pjesshëm të paktit, shkaku i shqetësimeve lidhur me vendbanimet në Bregun Perëndimor, situatën humanitare në Gazë dhe ligjin e ri për dënimin me vdekje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, ka thënë se besueshmëria e Evropës ndodhet në rrezik teksa ka bërë thirrje për diskutime mbi pezullimin e marrëveshjes së asociimit, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2000.
Diplomatë dhe disa nga pjesëmarrësit kanë theksuar megjithëkëtë se nuk presin vendim në takim, pasi që vendet anëtare mbajnë qëndrime të ndryshme nëse dhe si duhet ndryshuar politikat e bllokut karshi Izraelit.
Në Komisionin Evropian kanë propozuar gjatë shtatorit pezullimin e disa dispozitave të marrëveshjes së asociimit, e të cilat lidhen me tregtinë, marrëveshje kjo që prek rreth 5.8 miliardë euro eksporte izraelite.
Pezullimi i marrëveshjes tregtare do të kërkonte mbështetjen e 15 nga 27 vendeve anëtare të BE-së ndërkaq për pezullimin e plotë të marrëveshjes së asociimit nevojitet vendim unanim nga të gjitha vendet anëtare.