Avokati 33-vjeçar me shtetësi belge, Sahil Malik, është dënuar me pesë vjet burgim për lidhje me trafikantët shqiptarë të drogës.
Malik u arrestua në mars të vitit 2021 gjatë valës së parë të madhe të arrestimeve nën operacionin “Sky ECC”. Gjatë hetimit, u zbulua se avokati merrte pjesë në grupe bisedash të kriminelëve të drogës përmes aplikacionit Sky ECC.
Sipas mediave të huaja, avokati nga jugu i Antwerpit që mbronte hajdutët, por veçanërisht narkotrafikantët, doli të ishte “një prej tyre”.
Sahil Malik përdori pseudonimin “Sher” në sistemin Sky ECC. Për ditë të tëra, hetuesit belgë ishin në gjendje të lexonin bisedat midis kriminelëve dhe trafikantëve të drogës se si ata kontrabandonin kokainë në portin e Antwerpit. Më 2 maj 2020, një gangster shqiptar e pyeti “Sher”, nëse mund të mësonte se çfarë kishte ndodhur me një ngarkesë kokaine që ishte kapur në portin e Antwerpit. Sher u përgjigj se kishte pyetur një pensionist, gruaja e të cilit punonte ende në port. Në biseda të tjera ai thotë se kishte kontakte në doganë që mund të kontrollonin nëse kontejnerët ishin përzgjedhur për t’u skanuar.
Malik fillimisht mohoi se fshihej pas pseudonimit “Sher”, por pas arrestimit bëri rrëfime të pjesshme. “E kuptoj që jam në telashe”, dyshohet se i tha ai gjyqtarit hetues.
Edhe
Banda e shtëpive të barit në Belgjikë, grupi i 20 shqiptarëve u kap nga bisedat në SKY ECC
Malik tani nuk lejohet më të ushtrojë profesionin e avokatit.
Ai u dënua të martën me pesë vjet burgim, nga të cilat 20 muaj me kusht, për “anëtarësim në organizatë kriminale” dhe “pastrim parash”. Gjykata konfiskoi 161 mijë euro. Ai mund ta apelojë vendimin.
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë
-
Shoferi i kamionit fsheh substanca narkotike në paketimet e brendit të veshjeve të Kim Kardashianit
-
Togeri i Policisë së Kosovës dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh në favor të Serbisë