Një gjyq i madh po në Gjykatën penale në Belgjikë për 20 shqiptarë të arrestuar për trafik droge, kryesisht kanabis që kultivohej nëpër shtëpi bari, raporton “Top Channel”.
Banda e shqiptarëve u çmontua falë përdorimit të një rrjeti komunikimi të koduar SKY ECC. Shtëpitë e barit pranë Antwerp, Bastogne Frameries dhe Boussu kishin harxhuar deri në 300,000 euro energji elektrike për të rritur me llapa kanabisin.
Sipas prokurorisë, Admiri një shqiptar me banim në Antwerp, konsiderohet nga prokuroria si kreu i bandës së plantacioneve me kanabis të zbuluara. Ai po ashtu njihet edhe për trafikun e kokainës, por të gjitha akuzat i ka mohuar në gjyq. Vetëm disa të pandehur të tjerë të grupit përgjithësisht me kombësi shqiptare, pranuan kanë luajtur rolin e kopshtarit në këto plantacione.
Të dyshuarit janë persona me kombësi shqiptare që jetojnë në Antwerp, disa prej të cilëve kanë lidhje familjare, gjë që forcon besimin mes tyre. Shtëpitë e tyre u kontrolluan dhe u gjetën armë e dokumente që tregonin se kishin marrë me qira shtëpi të ndryshme, që më pas i kthenin në shtëpi bari. Të gjithë të akuzuarit u zbuluan falë çkodimeve të mesazheve në telefon përmes rrjetit të komunikimi të koduar SKY ECC. Mesazhet dhe fotot e gjetura nuk lënë asnjë dyshim për fajësinë e të pandehurve, sipas prokurorit publik. Ekspertiza gjenetike e kryer në objektet e gjetura në banesa forcon bindjen e prokurorisë. Për kreun e grupit Admirin u kërkua një dënim me 5 vite burg dhe një gjobë prej 2 mijë eurosh.
-
Hetimi i madh në Belgjikë për bandën shqiptare të drogës, 17 arrestime
-
Nis gjyqi për grupin kriminal shqiptar në Belgjikë, dyshohen për hollim të kokainës në kuti me lëngje frutash
-
Avokati belg dënohet me pesë vjet burgim për lidhje me trafikantët shqiptarë
-
Drogë 1 milion euro, arrestohen tre shtetas të Kosovës në Durrës
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine