Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga Khersoni

Zëvendëskryeministri i Ukrainës të dielën u bëri thirrje civilëve në rajonin jugor Kherson të pushtuar nga Rusia që të evakuohen urgjentisht pasi forcat e armatosura të Ukrainës po përgatitnin një kundërsulm atje.

Ukraina humbi kontrollin e pjesës më të madhe të rajonit Kherson të Detit të Zi, duke përfshirë kryeqytetin e saj me të njëjtin emër, në javët e para pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, shkruan Reuters.

“Është e qartë se do të ketë luftime, do të ketë granatime artilerie... dhe për këtë arsye ne u bëjmë thirrje (njerëzve) të evakuohen urgjentisht”, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në televizionin kombëtar.

Ajo tha se nuk mund të thoshte se kur do të ndodhte saktësisht kundërofensiva.

“Unë e di me siguri se atje nuk duhet të ketë gra dhe fëmijë dhe se ata nuk duhet të bëhen mburoja njerëzore”, tha ajo.

Edhe Ukraina paralajmëron kundërsulm, fton banorët të braktisin Khersonin Botë Ukraina paralajmëron kundërsulm, fton banorët të braktisin Khersonin

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Kherson thonë se duan të mbajnë një referendum për ndarjen në Rusi, por ata nuk kanë caktuar ende një datë. Kremlini thotë se e ardhmja e rajonit duhet të përcaktohet nga banorët e tij.

Rajoni i Khersonit përfshin qytetin Kherson, i cili para luftës kishte një popullsi prej afro 300,000 banorësh. Nuk dihet se sa nga banorët e qytetit janë ende atje.