Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina paralajmëron kundërsulm, fton banorët të braktisin Khersonin

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Verescuk, u bëri thirrje civilëve që të largohen urgjentisht nga provinca jugore Kherson, e cila është pushtuar nga forcat ruse, pasi ushtria ukrainase planifikon një kundërsulm.

Ukraina humbi pjesën më të madhe të asaj krahine në Detin e Zi, si dhe qytetin me të njëjtin emër në javët e para të pushtimit rus që filloi më 24 shkurt.

“Është e qartë se do të ketë luftime, granatime dhe kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje njerëzve që të evakuohen menjëherë”, tha Irina Verescuk për televizionin kombëtar të dielën.

Ajo shtoi se nuk mund të thotë se kur do të fillonte kundërsulmi.

"Unë jam e sigurt se do të ketë gra dhe fëmijë atje dhe ata nuk duhet të jenë mburojë njerëzore", shtoi ajo.

Qeveria e krijuar nga Moska në këtë provincë ka njoftuar se do të mbajë referendum për bashkim me Rusinë, për të cilin ende nuk është shpallur një datë.

Kremlini thekson se vendimi për të ardhmen e rajonit duhet të merret nga banorët e tij. Rajoni përfshin edhe qytetin Kherson, i cili para luftës kishte gati 300 mijë banorë, por nuk dihet se sa prej tyre kanë mbetur.

Artikuj të ngjashëm