Një skiatore australiane ka humbur jetën gjatë një udhëtimi me miqtë e saj në Japoni, pasi çanta e shpinës iu kap në një teleferik skish, duke mbetur e varur në ajër, sipas policisë japoneze dhe operatorit të teleferikut.
Policia e Nagano Omachi ka thënë se turistja 22-vjeçare pësoi arrest kardiak pas aksidentit të ndodhur të premten në resortin malor Tsugaike, në Luginën Hakuba, një destinacion i njohur për ski në Japoninë qendrore.
Gruaja është dërguar me urgjencë në spital, por më vonë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, sipas policisë dhe operatorit të teleferikut.
Në një deklaratë, kompania Tsugaike Gondola Lift Co., ka thënë se një pjesë e çantës së shpinës së turistes ishte ngatërruar në karrigen e teleferikut, duke e penguar atë të zbriste nga teleferiku.
“Për shkak se rripi i gjoksit i çantës ishte i mbyllur, çanta nuk u shkëput nga trupi i vizitores dhe ajo u tërhoq së bashku me çantën pasi po përpiqej të zbriste nga teleferiku”, ka thënë drejtori i kompanisë, Kubo Tsuneo, në një deklaratë.
Japonia konsiderohet një nga destinacionet kryesore të sporteve dimërore në Azi për shkak të borës së saj të butë (poëder snoë), e cila tërheq çdo dimër një numër të madh turistësh të huaj.
-
Vdes një grua në Gjermani pasi u ther me thikë në një stacion hekurudhor
-
Bie një kabinë teleferiku në alpet e Zvicrës, një i vdekur
-
Kampionia olimpike nga Gjermania vdiq pas një aksidenti në alpinizëm
-
Turistja 23-vjeçare vdes në Gjirin e Filikurit, rrëzohet nga 30 metra
-
Katër të vdekur pas një aksidenti me teleferik në Itali