Katër persona kanë vdekur kur një kabinë e teleferikut ra në tokë afër Napolit në jug të Italisë, të enjten. Prokurorët kanë hapur hetimet për “vrasje të mundshme”, ka raportuar “The Guardian”.
Një grua nga Britania, operatori italian i teleferikut dhe një izraelite janë në mesin e viktimave të aksidentit. Ndërsa një burrë tjetër izraelit, është hospitalizuar në Ponticelli me lëndime të rënda. Sipas spitalit, gjendja e burrit i cili ishte intubuar dhe kishte fraktura në gjymtyrët e tij të poshtme, ka qenë stabile pavarësisht seriozitetit të lëndimeve dhe testeve që duhet të kryej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kohën e aksidentit në teleferik kanë qenë duke operuar dy kabina. Ajo që u aksidentua ka qenë duke udhëtuar për në mal, derisa 16 persona janë shpëtuar nga kabina që ka qenë duke u kthyer poshtë dhe është ndalur në mes të rrugës.
Mediat italiane kanë raportuar se një nga kabllot që mbështeste kabinën është shkëputur. Shërbimi i teleferikut, që ka është hapur për sezonet e verës dhe pranverës, 10 ditë më parë, ka pasur një kontroll mirëmbajtjeje një javë më herët.
Vincenzo De Luca, kryetar i rajonit Campania rreth Napolit, ka njoftuar se operacionet e shpëtimit janë penguar nga mjegulla dhe erërat e mëdha, që të enjten kanë arritur 100 km/h.
Banorët kanë dëgjuar një zhurmë të madhe para se të bie kabina sipas raportimeve.
“Me të vërtetë ishte një situatë shumë e vështirë e motit, prandaj mund të imagjinoj çfarë mund të ketë ndodhur 1,500 metra mbi nivelin e detit. Por, e përsëris, kontrollet teknike duhet të bëhen me rigorozitetin më të madh”, ka deklaruar De Luca.