Një anije e ushtrisë spanjolle ka mbërritur të enjten në Poloni, me 200 tonë ndihma ushtarake për Ukrainën, raporton The Kyiv Independent, duke cituar mediat polake.
Anija Ysabel, 149 metra e gjatë, barti dërgesën më të madhe të ndihmës ushtarake që Spanja ka ofruar ndonjëherë për ndonjë forcë të armatosur.
Siç shkruajnë mediat polake, në anije janë 30 kamionë dhe 10 automjete ushtarake.
Ndërkohë, të enjten edhe presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur planet për të ndarë 33 miliardë dollarë ndihma shtesë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja i dërgon Ukrainës 200 tonë municione dhe furnizime të tjera ushtarake
-
Çfarë ndihma ushtarake i ka dhënë SHBA-ja Ukrainës para pezullimit
-
SHBA-ja po dërgon ndihmë ushtarake prej 425 milionë dollarësh në Ukrainë
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
-
Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa dhe tanke kundër artilerisë ruse