Botë

Aksidentet më të rënda ajrore në botë në vitet e fundit

Aksident ajror

Foto: Associated Press

Të gjithë 242 personat në bord kanë vdekur kur një aeroplan i Air India me destinacion Londrën është rrëzuar të enjten, pak minuta pasi ishte ngritur nga qyteti perëndimor i Indisë, Ahmedabad.

Më poshtë janë disa nga aksidentet fatale që kanë ndodhur në vitet e fundit.

2025

Shtete të Bashkuara

Më shumë se 60 persona vdiqën kur një avion pasagjerësh rajonal i American Airlines është përplasur me një helikopter Black Haëk të ushtrisë amerikane më 29 janar dhe është rrëzuar në lumin e akullt Potomac pranë Aeroportit Kombëtar “Ronald Reagan” të Uashingtonit.

2024

Kore e Jugut

Fluturimi ndërkombëtar 7C2216 i Jeju Air u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar Muan më 29 dhjetor 2024, duke lënë të vdekur të gjithë 175 pasagjerët dhe katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit në katastrofën më vdekjeprurëse ajrore në tokën e Koresë së Jugut. 

Kazakistan

Fluturimi ndërkombëtar J2-8243 i Azerbajxhan Airlines është rrëzuar më 25 dhjetor pasi u devijua nga Rusia në Kazakistan, duke lënë të vdekur 38 persona. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë në dhjetor se aeroplani ishte dëmtuar nga të shtënat aksidentale nga toka në Rusi. Moska nuk e ka konfirmuar këtë.

Japoni

Një aeroplan i Japan Airlines është përplasur me një avion më të vogël të Rojës Bregdetare në pistën e aeroportit Haneda të Tokios më 2 janar. Të 379 personat në bord të aeroplanit JAL shpëtuan nga avioni që digjej. Pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit në aeroplanin më të vogël kanë vdekur.

2022

Kinë

Një Boeing 737-800 i China Eastern Airlines është rrëzuar në një rajon malor në rajonin jugperëndimor Guangxi më 21 mars 2022, duke lënë të vdekur të 132 personat në bord, në katastrofën më vdekjeprurëse të aviacionit në Kinë në 28 vjet. 

2020

Iran

Garda Revolucionare e Iranit ka rrëzuar një Boeing 737-800 të Ukraine International Airlines (UIA) më 8 janar 2020, pak pasi u ngrit nga Aeroporti i Teheranit, duke lënë të vdekur të gjithë 176 personat në bord. Organi i aviacionit civil të Iranit ka fajësuar një radar të keqdrejtuar dhe një gabim nga një operator i mbrojtjes ajrore.

2019

Etiopi

Një avion Boeing 737-MAX 8 i Ethiopian Airlines është rrëzuar më 19 mars 2019, pak minuta pas ngritjes nga Addis Abeba për në Nairobi, duke lënë të vdekur të gjithë 157 personat në bord.
Pak më pas, flota globale e Boeing 737 MAX u ndalua për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

2018

Indonezi

Një aeroplan Boeing 737 MAX Lion Air është rrëzuar në Detin Java menjëherë pasi është ngritur nga Xhakarta më 29 tetor 2018, duke mbetur të vdekur të gjithë 189 personat në bord.

2014

Malazi

Avioni i Malaysian Airlines, Fluturimi MH17, u nis nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik 2014 dhe u rrëzua mbi Ukrainën lindore, ndërsa luftimet zhvilloheshin midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Të 298 pasagjerët në bord vdiqën.

Ndërkohë fluturimi MH370 i Malaysia Airlines është zhdukur gjatë rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin më 8 mars 2014. Mbetjet e Boeing 777 dhe 239 personave në bord nuk janë gjetur ende.