Nagasaki ka shënuar, të mërkurën, 78-vjetorin e bombardimit atomik të qytetit. Pikërisht në këtë ditë kryetari i bashkisë bëri thirrje për eliminimin e armëve bërthamore, raporton agjencia AP.
Shiro Suzuki, kryebashkiaku i Nagasakit, tha se “tani është koha për të treguar guxim dhe për të marrë vendimin për t’u çliruar nga varësia e armëve bërthamore”, duke u bërë thirrje kështu udhëheqësve të shteteve që të shfuqizojnë armët bërthamore përmes dialogut dhe jo konfrontimit. Ndërsa kryeministri japonez, Fumio Kishida, përmes në një video-mesazhi deklaroi se vendi do të udhëheqë përpjekjet brenda komunitetit ndërkombëtar për një botë pa armë bërthamore, por vizioni po bëhet më i vështirë me komunitetin ndërkombëtar të përçarë për këtë vendim dhe me kontinuitetin e kërcënimeve të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore.
-
Nagasaki shënon 80-vjetorin e sulmit me bombë atomike
-
Japonia do të vendosë të martën datën e shkarkimit të ujërave radioaktive në oqean
-
Kryeministri japonez ripërsërit premtimin e paqes
- Përhapja e çarmatimit bërthamor në Hiroshimë
-
Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe