Botë

Burgim i përjetshëm për vrasësin e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe

Shinzo Abe

45-vjeçari që ka vrarë ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, është dënuar me burgim të përjetshëm, tre vjet e gjysmë pasi qëlloi për vdekje ish-liderin gjatë një tubimi në qytetin e Narës në vitin 2022.

Vetë Tetsuya Yamagami u deklarua fajtor për krimin, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Vrasja e Abes tronditi vendin ku praktikisht nuk ka asnjë krim me armë zjarri.

Duke kërkuar dënim me burgim jo më shumë se 20 vjet, ekipi mbrojtës i Yamagamit tha se ai ishte viktimë e "abuzimit fetar".

Abe mbetet kryeministri me shërbimin më jetëgjatë në historinë japoneze.

Në hapje të gjyqit të Yamagamit në tetor, prokurorët argumentuan se i akuzuari ishte motivuar për të vrarë Aben nga dëshira për ta njollosur imazhin e Kishës së Unifikimit.

“Yamagami mendonte se nëse do të vriste dikë me ndikim si ish-kryeministri Abe, ai mund të tërhiqte vëmendjen e publikut ndaj Kishës dhe të nxiste kritikat publike ndaj saj", tha një prokuror.