Një vajzë e vogël e gjetur në fillim të këtij viti në një çantë pazari në lindje të Londrës është fëmija i tretë që është braktisur nga të njëjtët prindër në rrethana të ngjashme gjatë shtatë vjetëve të fundit, ka bërë të ditur policia britanike të martën.
Vogëlushja, e quajtur Elsa, u gjet nga një person i cili kishte dalë të ecte me qenin e tij gjatë një mbrëmjeje të janarit pranë një kryqëzimi të frekuentuar në distriktin Newham, ka njoftuar policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTestet e mëvonshme të ADN-së zbuluan se Elsa ishte motra e dy foshnjave të tjera që ishin braktisur gjithashtu në të njëjtën zonë, raporton “Reuters”.
Harry, foshnja e parë, u gjet në një park në Newham në shtator të vitit 2017, ndërsa në janar të 2019-ës një foshnjë tjetër, e quajtur Roman, u gjet në një zonë lojërash për fëmijë.
Detajet e rastit u bënë publike të martën pasi gjykata vlerësoi se historia ishte me interes publik.
BBC-ja ka raportuar se dy fëmijët që ishin gjetur më herët tashmë janë birësuar, ndërsa Elsa, e cila vlerësohej të kishte lindur vetëm një orë para se të braktisej, është në strehimore.
Gjykata ka njoftuar se fëmijët do ta dinë të gjithë se janë vëllezër e motra dhe se kanë plane që të gjejnë një formë kontakti derisa ata rriten.