Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aeroplani i Zelenskyt gati sa nuk u godit nga një dron, thotë kryeministri norvegjez

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store ka thënë se aeroplani me të cilin po udhëtonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga Moldavia drejt Oslos, gati sa nuk u godit nga një dron, njofton transmetuesi shtetëror norvegjez “NRK”.  

Zelensky mbërriti në Norvegji të martën mbrëma për të marrë pjesë në funeralin e mbretit të ndjerë norvegjez, Harald V. 

“Aeroplani me të cilin po udhëtonte gati sa nuk u godit nga një dron kur po ngrihej nga Moldavia”, tha Store. “Ky është realiteti në të cilin ai jeton”. 

Store nuk tha se cili ishte burimi i këtij informacioni apo sa pranë avionit ishte droni.

Gjatë qëndrimit në Oslo, Zelensky zhvilloi bisedime me Storen, ndërsa të dy liderët u takuan gjithashtu me drejtues të industrisë së mbrojtjes për të diskutuar avancimin e një sistemi evropian kundër raketave balistike, me emrin e koduar FREYJA.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky tha se takimi u përqendrua në ndarjen e përgjegjësive mes qeverive dhe kompanive të mbrojtjes, si dhe në dakordimin për hapat e nevojshëm për të prodhuar rezultatet e para praktike të programit.

Edhe Zelensky dhe të dërguarit amerikanë do të zhvillojnë bisedime, pas acarimit të marrëdhënieve Botë Zelensky dhe të dërguarit amerikanë do të zhvillojnë bisedime, pas acarimit të marrëdhënieve

“Ne presim të shohim rezultatet e para praktike. Jam mirënjohës ndaj Norvegjisë për organizimin e këtij takimi. Falënderoj partnerët tanë për gatishmërinë për të punuar së bashku. Mbrojtja e qiejve të Evropës është përgjegjësi e përbashkët e jona”, tha presidenti ukrainas.

Komentet e tij erdhën ndërsa zyrtarët rajonalë ukrainas thanë se të paktën tetë persona u vranë në sulmet ruse të së mërkurës, përfshirë përgjatë kufirit Ukrainë-Moldavi dhe në juglindje.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Javën e kaluar negociatorët amerikanë zhvilluan takime në Moskë dhe Kiev në tentim për të arritur një marrëveshje paqeje.