Një foshnje e porsalindur është gjetur e mbështjellë me një peshqir në një çantë pazari në lindje të Londrës, ka njoftuar policia londineze.
Foshnja u zbulua në një park në Newham nga dikush që e mori dhe e ngrohi deri sa arritën mjekët.
Policia ka thënë se foshnja nuk ka pasur lëndime dhe e sigurt është dërguar në spital, raportoi BBC.
Ajo i ka bërë thirrje publike nënës së foshnjës që të kontaktojë, duke i thënë: “ta dish se vajzën e ke mirë, pavarësisht rrethanave ku je, të lutëm kërko ndihmë në numrin 999”.
“Vëmendja jonë tani kthehet te nëna e foshnjës; jemi shumë të shqetësuar për shëndetin e saj pasi ka kaluar sprovë traumatike dhe i duhet trajtim i menjëhershëm pas lindjes”, ka thënë Policia.
-
Foshnja e gjetur në Londër në janar, motër me dy foshnjat e tjera të braktisura më herët
-
Dyshohet për vrasjen e një foshnje të porsalindur në Prizren
-
Gërmimet në shtëpinë e fëmijëve në Irlandë zbulojnë mbetjet e 99 foshnjave
-
Foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat në Venezuelë
-
Një foshnjë pa shenja jete dërgohet në Emergjencën e Mitrovicës, Policia inicion hetim