Turqia ka bërë të ditur të martën se do ta kufizojë eksportin e dhjetëra produkteve në Izrael, duke përfshirë aluminin, çelikun, produktet e ndërtimit dhe plehrat kimike.
Vendimi u mor një ditë pasi ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha se Ankaraja do të ndërmarrë sërë masash kundër Izraelit, pasi Turqisë iu refuzua kërkesa që avionët ushtarakë t’i bashkohen një operacioni për dërgimin e ndihmave ajrore në Gaza, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka njoftuar se Turqia do të vazhdojë t’i zbatojë masat deri kur Izraeli të shpallë armëpushimin dhe të lejojë rrjedhën e pandërprerë të ndihmës në Gaza.
Në një deklaratë televizive të hënën vonë, Fidan ka thënë se Jordania kishte miratuar që avionët turq t’i bashkoheshin një operacioni për dërgimin e ndihmave ajrore, por Izraeli e refuzoi kërkesën.
“Nuk ka asnjë justifikim që Izraeli të bllokojë përpjekjen tonë për të dërguar ndihma për popullin e uritur të Gazës”, është shprehur ministri Fidan.
“Për shkak të kësaj situate, ne vendosëm të ndërmarrim një sërë masash të reja kundër Izraelit. Këto masa të miratuara nga presidenti ynë do të zbatohen hap pas hapi, pa vonesë”, ka shtuar ministri turk.