Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të premten se Qeveria gjermane nuk do të miratojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren nga Izraeli në Rripin e Gazës deri në njoftimin e ardhshëm, si kundërpërgjigje ndaj planit izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në enklavë, ka raportuar The Guardian.
Merz ka theksuar se Izraeli ka të drejtë ta çarmatosë Hamasin dhe të kërkojë lirimin e pengjeve, mirëpo sipas tij, “Qeveria gjermane beson se veprimi ushtarak edhe më i ashpër në Rripin e Gazës, i vendosur nga kabineti izraelit mbrëmë, e bën gjithnjë e më të vështirë të shihet se si mund të arrihen këto qëllime”.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Merzi ka deklaruar se “në këto rrethana, Qeveria gjermane nuk do të miratojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në njoftimin e radhës”.
Lirimi i pengjeve dhe negociatat për një armëpushim janë prioritetet kryesore të Gjermanisë, ndonëse Merzi ka shprehur shqetësim të thellë edhe për vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës.
Në Parlamentin gjerman kanë bërë të ditur se lejet për eksportin e pajisjeve ushtarake në drejtim të Izraelit në vlerë prej 485 milionë eurove janë lëshuar midis 7 tetorit të vitit 2023 dhe 13 majit të 2025-tës.
Kabineti i sigurisë në Izrael miraton planet për okupimin e qytetit të Gazës
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar në orët e hershme të së premtes se...-
Gjermania heq kufizimet në eksportet e pajisjeve ushtarake në Izrael
-
Merzi kritikon Izraelin për luftën në Gazë: Fushata e re ushtarake është e palogjikshme
-
Gjermania flet për një prani afër Ukrainës në rast të armëpushimit
-
Merz: Putini s’mund të largohet me sukses nga lufta në Ukrainë
-
Përplasje publike, Erdogani-Merzit: A nuk po e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza?