23:00 - Rusia akuzon Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat e paqes me Ukrainën
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar të martën Perëndimin se po përpiqet të prishë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës me “histeri” mbi vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, Bucha.
Duke mos dhënë prova, Lavrov ka thënë se Moska beson që akuzat ndaj saj janë të planifikuara për të shkatërruar procesin e negociatave pas, siç e quan ai, përparimin që e arritën përfaqësuesit ukrainas dhe ata rusë në Turqi javën e kaluar.
Lajmi i plotë KËTU.
21:41 - Ambasadori i Kinës në OKB bën thirrje mos të nxitohet me konkludime për Buchan
Ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se përkrah hetimin për atë që ka ndodhur në Bucha të Ukrainës, por ka paralajmëruar që të mos nxitohet me konkludime.
“Çdo akuzë duhet të jetë e bazuar në fakte para se të merren përfundimet. Palët duhet të frenohen dhe të mos bëjnë akuza të pabaza”, ka thënë Zhang.
Rusia është akuzuar se ka kryer krime lufte në OKB.
Lajmi i plotë KËTU.
21:36 - SHBA-ja kërkon që të përjashtohet Rusia nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka bërë thirrje të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që të votohet për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, raporton agjencia AP.
“Rusia po e përdor anëtarësimin në Këshillin për të Drejtat e Njeriut si platformë për propagandë për të sugjeruar se Rusia ka shqetësim legjitim për të drejtat e njeriut”, ka thënë Thomas-Greenfield.
Lajmin i plotë KËTU.
21:28 - Ambasadori rus në OKB: Kemi evakuuar afro 600 mijë civilë nga Ukraina në Rusi
Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, ka thënë të martën se 600 mijë persona, përfshirë 119 mijë fëmijë janë evakuuar për në Rusi nga Ukraina, një shifër dukshëm më e lartë sesa 350 mijë sa i ka paraqitur OKB-ja, raporton agjencia AP.
Nebenzia, duke folur gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Ne] York, ka thënë se qytetarët që janë zhvendosur për në Rusi kanë dashur vetë të shkojnë atje.
Lajmi i plotë KËTU.
21:23 - OKB-ja: Mbi 11 milionë banorë të zhvendosur nga pushtimi rus në Ukrainë
Agjencia për migrim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë të martën se mbi 11 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga pushtimi rus.
Bazuar në të dhënat e mbledhura deri më 1 prill nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, mbi 7.1 milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës.
Ndërkaq, mbi katër milionë njerëz janë larguar jashtë vendit, ka njoftuar agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR.
Lajmi i plotë KËTU.
20:57 - Gjashtë të vdekur e tetë të lënduar nga bombardimet ruse në Kharkiv
Autoritetet ukrainase kanë thënë të martën se shkaku i bombardimeve ruse kanë vdekur gjashtë persona dhe janë lënduar tetë tjerë në qytetin e Kharkivit dhe rrethinë, gjatë ditës së fundit, raporton CNN.
Lajmin e ka bërë të ditur Oleh Syuniehubov, guvernator ushtarak për rajonin e Kharkivit.
Lajmi i plotë KËTU.
20:47 - OKB-ja: Afro 1500 civilë janë vrarë në luftën në Ukrainë
Ajo ka cituar shifrat e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.
20:29 - Sanksionet kundër Rusisë, Belgjika ka bllokuar afro 200 miliardë euro në transaksione
Shifrat janë publikuar nga Ministri i Financave të Belgjikës, Vincent van Peteghem, raporton CNN.
19:39 - OKB-ja: Pamjet nga Bucha, dëshmi që civilët u shënjestruan nga forcat ruse
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar të martën se pamjet e mizorive të kryera në qytetin ukrainas, Bucha, dëshmojnë plotësisht se civilët kanë qenë drejtpërdrejt shënjestër e forcave ruse.
Në një konferencë virtuale për shtyp, zëdhënësja e Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell ka thënë se OKB-ja është “tmerruar” nga pamjet e shfaqura që tregojnë trupa të pajetë civilësh të shpërndarë nëpër rrugët e qytetit që ndodhet në veriperëndim të Kievit, raportoi CNN-i.
Lajmi i plotë KËTU.
19:11 - SHBA-ja e Perëndimi të mërkurën me sanksione të reja kundër Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koordinim me vendet e G7-s dhe Bashkimit Evropian, të mërkurën do të shpallin paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, sipas një zyrtari të administratës Joe Biden, shkruan CNN.
“Paketa do të jetë gjithëpërfshirëse, do të imponojë kosto të konsiderueshme për Rusinë dhe do ta dërgojë edhe më tej drejt izolimit ekonomik, financiar dhe teknologjik”, ka thënë ky zyrtar.
Lajmi i plotë KËTU.
18:53 - Blinken: Rusia zhvilloi fushatë të qëllimshme të mizorive në Bucha
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Rusinë për fushatë të qëllimshme të mizorive në qytetin ukrainas, Bucha.
Kjo deklaratë e Blinkenit është dhënë pas publikimit të pamjeve që kanë treguar mbi 20 trupa të pajetë të civilëve ukrainas që janë vrarë dhe janë lënë midis rrugëve të këtij qyteti me fillim të tërheqjes së trupave ruse rreth Kievit, raportoi "Times of Israel".
“Çfarë kemi parë në Bucha nuk është një veprim i rëndomtë i ndonjë njësie ushtarake që ka vepruar krye në vete”, ka thënë Blinken në një konferencë për media të martën, teksa u nis drejt Brukselit, ku të mërkurën dhe të enjten do të takohen ministrat e Jashtëm të NATO-s.
Lajmi i plotë KËTU.
18:02 - “Putini duhet të shkojë në ferr”
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denis Monastyrsky, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin duhet të shkojë në ferr, ndërsa vizitoi një qytet jashtë Kievit të martën ku trupat ruse akuzohen për vrasjen e qindra civilëve.
Prokurorët dhe policia ukrainase po mblidhnin prova në Bucha për të ngritur çështjen për krime lufte kundër Rusisë, ka konfirmuar Monastyrsky.
Lajmi i plotë KËTU.
17:14 - Zelensky liston një seri akuzash ndaj Rusisë gjatë fjalimit në OKB
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka listuar një sërë akuzash kundrejt Rusisë, në një fjalim që e mbajti në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën. Zelensky ka thënë se udhëheqësit rusë janë si kolonizatorët e kohëve të lashta, shkruan BBC.
“Ata kanë nevojë për pasurinë tonë, për njerëzit tanë. Rusia tashmë ka marrë qindra mijëra qytetarë tanë në vendin e tyre, ata kanë rrëmbyer më shumë se dymijë fëmijë. I kanë rrëmbyer ata fëmijë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Rusia dëshiron t'i kthejë ukrainasit në skllevër të heshtur. Ushtria ruse po plaçkit hapur qytetet dhe fshatrat që kanë pushtuar. Kjo është arsyeja pse quhet plaçkitje. Ata po vjedhin gjithçka, duke filluar nga ushqimi dhe bizhuteritë”, ka thënë Zelensky.
Lajmi i plotë KËTU.
15:26 - BE-ja propozon ndalimin e thëngjillit rus në vlerë vjetore prej 4 miliardë dollarëve
Komisioni Evropian ka propozuar të martën sanksione të reja kundër Rusisë, përfshirë ndalimin e importit të thëngjillit rus, në vlerë prej 4 miliardë dollarë për vit.
Lajmi i plotë KËTU
14:00 Rusët godasin një rezervuar të acidit nitrik, banorët udhëzohet të qëndrojnë brenda
Banorëve në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, u është thënë të qëndrojnë brenda, pasi një sulm rus goditi një rezervuar me acid nitrik, duke shkaktuar një re tymi toksik i cili e mbuloi zonën.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
13: 56 - Ukraina pretendon për 18.500 ushtarë rusë të vrarë
Rreth 18.500 ushtarë rusë besohet se janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, kanë thënë zyrtarët ukrainas të martën.
Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha përmes një postimi në Facebook se humbjet e tjera ruse që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, përfshijnë 676 tanke, 1858 automjete të blinduara, 150 avionë luftarakë dhe 134 helikopterë, shkruan BBC-ja.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk i ka publikuar shifrat e veta që nga 25 marsi, kur tha se gjithsej 1.351 ushtarakë rusë janë vrarë dhe 3.825 janë plagosur.
Më 21 mars, gazeta pro-Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, botoi një artikull duke cituar ministrinë të thoshte se 9,861 ushtarakë rusë ishin vrarë, një shifër që tejkalon edhe vlerësimet e inteligjencës amerikane për viktimat ruse. Postimi u fshi me shpejtësi dhe redaktori i gazetës i tha më pas BBC-së se numrat ishin publikuar si rezultat i një hakimi.
12:55 - BBC-ja nxjerr fakte, demanton Rusinë që tha se masakra në Bucha ishte trillim
Gjiganti britanik BBC i ka verifikuar pretendimet ruse se masakra e kryer në Bucha të Ukrainës është veç një trillim.
Në raportin e publikuar të martën, BBC-ja shkruan se nëpërmjet pamjeve satelitore, nëpër rrugët e qytetit ukrainas, janë parë trupa njerëzish të vrarë edhe ditë më parë, në kohën sa qyteti ishte nën kontrollin e forcave ruse. Lajmi i plotë KËTU.
12:20 - Von der Leyen dhe Borrell udhëtojnë gjatë javës në Ukrainë
Diplomatët evropianë do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev gjatë kësaj jave, sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, shkruan CNN-i të martën.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
12:17 - Italia merr vendim t’i dëbojë 30 diplomatë rusë
Italia ka marrë vendim t’i dëbojë 30 diplomatë rusë për shkak të sigurisë kombëtare, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, raporton TheGuardian të martën.
Gjatë ditës së sotme, një vendim të tillë e ka marrë edhe Danimarka, duke i dëbuar 15 diplomatë rusë.
Kjo nismë për largimin e diplomatëve rusë është në vazhdën e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
12:05 - Rusia pretendon se ka bombarduar qendrën e stërvitjes ushtarake ukrainase
Ushtria ruse pretendon se ka kryer sulme me raketa të lëshuara nga deti, në një qendër trajnimi për forcat e operacioneve speciale ukrainase në Ukrainën jugore, shkruan CNN.
“Në mbrëmjen e 4 prillit, armët me precizitet të lartë me rreze të gjatë, me bazë në det, pranë qytetit të Ochakiv, shkatërruan një qendër trajnimi për Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, e cila u përdor, ndër të tjera, për të akomoduar mercenarët e huaj”, tha gjenerali Igor Konashenkov.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
11:47 - Klitschko: Çdo cent që merrni nga Rusia është gjak ukrainas
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, ka kërkuar të martën nga politikanët evropianë që të ndërpresin marrëdhëniet tregtare me Moskën, duke thënë se pagesat ndaj Rusisë janë “të mbuluara me gjak” dhe se e ndihmojnë atë për ta financuar ushtrinë.
“Çdo euro, çdo cent që pranoni nga Rusia apo i dërgoni në Rusi, ka gjak, janë para me gjak dhe ky është gjak ukrainas. Gjaku i popullit të Ukrainës”, ka thënë Klitschko, gjatë një videolidhjeje gjatë konferencës së kryebashkiakëve, që u mbajt në Gjenevë.
Klitschko gjithashtu përshkroi si gjenocid ndaj ukrainasve atë që ndodhi në qytetin Bucha, ku u vranë shumë civilë nga forcat ruse.
Ai ka thënë se ka parë civilë të vdekur, duke përfshirë një grua të moshuar si dhe një veture me një flamur të bardhë dhe me shkronjat "fëmijë" në xhama, por edhe gjak brenda, që lë të kuptohet se u vranë ata që ishin aty.
11:35 - Danimarka do të dëbojë 15 diplomatë rusë
Danimarka ka njoftuar të martën se do të dëbojë 15 diplomatë rusë, në përputhje me hapat e ndërmarrë nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, pas raportimeve për gjetjen e varreve masive dhe për vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, Bucha, shkruan Reuters.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
11:12 - Lirohet ekipi i Kryqit të Kuq i arrestuar nga forcat ruse
Një ekip i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC) është liruar të martën, pasi ishte arrestuar nga ushtria ruse në qytetin ukrainas, Manhush, i cili tani është nën kontrollin rus, raportoi BBC-ja të martën.
Lajmi i plotë KËTU

11:00 - Të paktën 165 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus
Të paktën 165 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine të martën, duke cituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm (PGO).
Kjo agjenci gjithashtu ka thënë se 266 fëmijë janë plagosur.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
10:57 - Koreja e Jugut e shqetësuar për masakrën ruse në Bucha
Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut ka shprehur shqetësimin për masakrën e civilëve në Ukrainë.
Zbulimi i trupave të civilëve të shpërndara nëpër rrugë, si dhe i një varri masiv në Bucha, jashtë Kievit, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, shkruan CNN-i të martën.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
10:04 - BE-ja do t’i vendosë të mërkurën sanksione të reja Rusisë
Bashkimi Evropian do të vendosë një pako të re sanksionesh kundër Rusisë të mërkurën, pas raportimeve për vrasjen e civilëve në veri të Ukrainës, nga forcat ruse, ka thënë të martën ministri për Evropën i Francës, Clement Beaune.
Lexoni KËTU lajmin e plotë.
9:24 - Rusia: Ajo çfarë ka ndodhur në Bucha është shfaqje për audiencën perëndimore
Komente të tjera janë bërë nga Rusia të martën në mëngjes lidhur me skenat në Bucha, derisa zëdhënësi i parlamentit rus ka thënë se ajo që ka ndodhur është një provokim për ta diskredituar Rusinë, shkruan Sky Neës.
Vyacheslav Volodin ka shtuar se ajo çfarë ka ndodhur në Bucha është “shfaqje për audiencën perëndimore”.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
09:00 - Zelensky do t’i drejtohet sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet të martën për herë të parë, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kur ka nisur pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

8:44 - Rusia përqendron përpjekjet e luftës në Ukrainën lindore
Gjithnjë e më shumë trupa ruse po tërhiqen nga rajoni i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, derisa po i intensifikojnë sulmet e tyre në rajonin separatist të Donbasit në lindje, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane për gazetën ushtarake amerikane “Stars and Stripes”.
Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se dy të tretat e grupeve taktike të batalionit rus që rrethonin Kievin duket se ishin tërhequr nga veri nëpërmjet Bjellorusisë, shkruan të martën BBC-ja.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
8:38 - Japonia do të ofrojë ndihmë shtesë për Ukrainën dhe vendet fqinje
Qeveria japoneze do të ofrojë 100 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet fqinje, ka njoftuar të martën Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi, shkruan BBC-ja.
Fondet do të përdoren për të mbështetur ndihmat mjekësore dhe ushqimore, njoftoi ministria përmes një deklaratë, si dhe për personat e zhvendosur në vendet tjera si Poloni, Moldavi dhe Rumani.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.
08:00 - Perëndimi paralajmëron sanksione të forta ndaj Rusisë
SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë kanë paralajmëruar së fundi se do të ndëshkojnë Rusinë për veprimet e saj në Bucha, ku masakroi shumë civilë.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU
07:35 - Kina kërkon bisedime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka folur të martën me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, derisa ka ripërsëritur thirrjet për bisedime për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Thirrja është biseda e parë e raportuar midis dy ministrave të Jashtëm që nga 1 marsi, kur Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për të ndaluar pushtimin rus, raporton BBC-ja.
"Luftërat përfundojnë. Çelësi është se si të reflektohet mbi dhimbjen, të ruhet siguria e qëndrueshme në Evropë dhe të vendoset një mekanizëm i balancuar, efektiv dhe i qëndrueshëm evropian i sigurisë", ka thënë Wang.
“Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim në një pozicion objektiv”, ka shtuar ai.
Kuleba shkroi në Twitter se ishte mirënjohës ndaj Wang Yi për "solidaritetin me viktimat civile".
Thirrja e dy kryediplomatëve është bërë me kërkesë të Ukrainës.
Si një aleate e ngushtë e Moskës, Kina ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë ose ta cilësojë atë një "pushtim".
Por Pekini në të njëjtën kohë ka shprehur "mbështetje të palëkundur" për sovranitetin e Ukrainës. Gjithashtu ka bërë thirrje për paqe dhe ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në përfundimin e luftës përmes diplomacisë.
Had a call with State Councilor and Foreign Minister Wang Yi. Grateful to my Chinese counterpart for solidarity with civilian victims. We both share the conviction that ending the war against Ukraine serves common interests of peace, global food security, and international trade.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 4, 2022