Botë

Rusia pretendon se ka bombarduar qendrën e stërvitjes ushtarake ukrainase

Descriptive Text

Ushtria ruse pretendon se ka kryer sulme me raketa të lëshuara nga deti, në një qendër trajnimi për forcat e operacioneve speciale ukrainase në Ukrainën jugore, shkruan CNN.

“Në mbrëmjen e 4 prillit, armët me precizitet të lartë me rreze të gjatë, me bazë në det, pranë qytetit të Ochakiv, shkatërruan një qendër trajnimi për Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës, e cila u përdor, ndër të tjera, për të akomoduar mercenarët e huaj”, tha gjenerali Igor Konashenkov.

Po ashtu, Konashenkov shtoi se forcat ruse lëshuan raketa precize nga ajri që synonin objektet e magazinimit të karburantit në katër lokacione: në Kremenets, Cherkasy, Zaporizhzhia dhe Novomoskovsk.

Forcat ruse kanë shënjestruar objektet e furnizimit me karburant dhe të magazinimit që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.