Ushtria ruse ka konfirmuar të dielën sulmet në depot e karburantin në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, duke thënë se ka synuar furnizimet me karburant për trupat ukrainase.
"Më 26 mars, armët e lëshuara nga ajri shkatërruan një bazë të madhe karburanti pranë qytetit të Lvivit, e cila siguronte karburant për trupat ukrainase në rajonet perëndimore të Ukrainës, si dhe afër Kievit”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov në një konferencë të dielën, raportoi CNN.
Konashenkov ka konfirmuar një sulm të veçantë në Lviv të shtunën, duke thënë se raketat kishin shënjestruar punëtoritë e uzinës së riparimit të radios në Lviv, për të cilën ai ka pretenduar se kryente riparimin dhe modernizimin e sistemeve të armëve ukrainase.
Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar goditjen në bazën e karburantit në Lviv. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka thënë të dielën se zjarri që shpërtheu në depon e karburantit në Lviv ishte shuar në orën 6:49 të mëngjesit.
Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovyi, ka thënë në një postim në Twitter të dielën se zjarrfikësve iu deshën 14 orë për të shuar zjarrin.