Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se po i bombardon qëllimshëm stacionet e gazsjellësit të saj me qëllim për ta sabotuar marrëveshjen e armëpushimit të kufizuar që ishte dakorduar para disa ditëve, raporton “The Independent”.
Një stacion i gazit në Sudzha, i cili ndodhet në rajonin rus të Kurskut u vërshua nga flakët të premten në mëngjes pas një shpërthimi të madh. Autoritetet ukrainase kanë mohuar se forcat e tyre e kanë goditur gazsjellësin dhe përkundrazi kanë thënë se atë e kanë bombarduar “rusët në mënyrë të vazhdueshme”.
Ushtria ukrainase e ka akuzuar Rusinë se ka për qëllim ta zhvendosë fajin në drejtim të Kievit me akuza “të pabaza” - e gjitha kjo në vazhdën e përpjekjeve për të cenuar çdo armëpushim dhe marrëveshje afatgjatë të paqes që po negociohet aktualisht nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara Amerikës.
Gazsjellësi i Sudzhas ka qenë një nyje e rëndësishme për dërgimin e gazit rus në Evropë nëpërmjet Ukrainës. Trump e Putin gjatë një bisede telefonike para disa ditëve u dakorduan për një armëpushim të kufizuar 30-ditor mbi infrastrukturën energjetike.
-
Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin
-
Ukraina godet objektivat ruse të energjisë
-
Ukraina rikthen sulmet ndaj objekteve të naftës të Rusisë
-
Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit gjatë Pashkëve
-
Ukraina shton sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë