Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky akuzon Rusinë për sulm ndaj objekteve energjetike pas njoftimit të Trumpit

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për sulmin ndaj një termocentrali në Kiev pasi homologu i tij amerikan, Donald Trump njoftoi një "armëpushim energjetik".

Zelensky ka deklaruar përmes një postimi në X se e ka informuar Trumpin mbi "sulmet brutale ruse që vazhdojnë pa u ndalur”.

"Rusët goditën një termocentral në Kiev me një dron 'Shahed' dhe shumë rrethe përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike. Më vonë, pati sulme ndaj objekteve energjetike në rajonin e Kharkiv. Dhe e gjithë kjo ndodhi PAS deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara për një armëpushim energjetik", është shprehur ai.

Rusia deri më tani nuk ka komentuar mbi zhvillimet e fundit.

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi thotë se është arritur “armëpushim energjetik” mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se është arritur një “armëpushim...