Botë

OKB-ja: Mbi 11 milionë banorë të zhvendosur nga pushtimi rus në Ukrainë

Agjencia për migrim e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thënë të martën se mbi 11 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga pushtimi rus.

Bazuar në të dhënat e mbledhura deri më 1 prill nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, mbi 7.1 milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës.

Ndërkaq, mbi katër milionë njerëz janë larguar jashtë vendit, ka njoftuar agjencia për refugjatë e OKB-së, UNHCR.

“Banorët po vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe se nevojat humanitare në terren po vazhdojnë të përkeqësohen", tha shefi i IOM-it, Antonio Vitorino, raportoi REL.

Vitorino ka shtuar se korridoret humanitare janë nevojë emergjente në mënyrë që të mundësohet evakuimi i sigurt i civilëve dhe të garantohet transport i sigurt.

Sipas një hulumtimi të IOM-it, mbi 60 për qind e të zhvendosurve janë fëmijë, ndërkaq, 57 për qind janë të moshuar.