Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani shënon gol sërish për Interin

Kristjan Asllani

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka shënuar sërish gol për skuadrën e Interit.

Asllani xhiron e kaluar me golin që e realizoi nga pika e bardhë ia siguroi fitoren Interit ndaj Veronas.

23-vjeçari Asllani edhe të dielën ka shënuar gol nga penalltia në fitoren 2:0 të Interit ndaj Torinos. Kjo ndeshje i takoi javës së 36-të të Serie A.

VIDEO:

Me këtë fitore skuadra e Simone Inzaghit e vazhdon garën e ashpër për titull kampioni në Itali. Interi është në vendin e dytë me 77 pikë. Lider është Napoli.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro.

Edhe Asllani mban Interin në garë për titull Futboll Asllani mban Interin në garë për titull

Asllani në minutën e 50-të realizoi për 2:0. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Për ish-futbollistin e Empolit ky ishte goli i tretë këtë edicion. Ka kontribuar edhe me dy asistime.