Botë

Sanksionet kundër Rusisë, Belgjika ka bllokuar afro 200 miliardë euro në transaksione

Që nga fillimi i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, Belgjika ka bllokuar 196.4 miliardë euro (apo rreth 215 miliardë dollarë) transaksione dhe 2.7 miliardë euro (3 miliardë dollarë) në asete të rusëve të sanksionuar.

Shifrat janë publikuar nga Ministri i Financave të Belgjikës, Vincent van Peteghem, raporton CNN.

Në komunikatë, Van Peteghem, ka thënë se janë ngrirë asete të 877 personave dhe 62 entiteteve që janë në listën e sanksioneve të Evropës. E transaksionet e bllokuara janë rezultat i kufizimeve të vendosura të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Po ashtu ai ka thënë se zyrtarët doganorë kanë kontrolluar mbi 23 mijë kontejnerë në portet belge.