Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja ngrin asete ruse në vlerë prej miliarda dollarësh

BE-ja ngrin asete në vlerë 32 miliardë dollarë të oligarkëve rusë e bjellorusë

Shtetet e Bashkimit Evropian deri më tani ka ngrirë asete ruse në vlerë prej 13.8 miliardë dollarësh qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, tha Komisionari i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders.

“Për momentin, ne kemi ngrirë – asete të oligarkëve dhe entiteteve të tjera – 13.8 miliardë euro [13.8 miliardë dollarë], pra një shumë mjaft të madhe”, tha Reynders për gazetarët në Pragë, më 12 korrik para takimit joformal të ministrave të Drejtësisë.

“Por, më duhet të them se një pjesë e madhe e kësaj shume, mbi 12 miliardë, vjen nga pesë shtete anëtare”, shtoi ai.

Ai nuk tregoi se cilat ishin këto pesë shtete anëtare, por u bëri thirrje anëtarëve të BE-së që të rrisin përpjekjet për të identifikuar dhe ngrirë asetet që bien mbi juridiksionin e tyre.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, tha se vlera e aseteve të ngrira ruse në shtetin e tij deri në mesin e qershorit ishte 4.48 miliardë euro.

Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denys Maliuska, përsëriti thirrjet e Kievit se asetet duhet të përdoren për të ofruar kompensime për dëmet e luftës, që janë kryer nga forcat ruse.

Edhe BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse Botë 7 muaj më parë BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse

"Aktualisht, ajo janë të mbrojtura nga imuniteti sovran, por ne mendojmë se asetet e shtetit që nisi luftën, kreu agresion, nuk duhet të mbrohen nga imuniteti sovran”, tha ai në Pragë.

“Ne po vuajmë nga humbjet ekonomike, dhe nuk ka kuptim që këto humbje të mbulohen nga taksapaguesit ukrainas apo evropianë”, shtoi Maliuska. /Rel