Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh, pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Marrëveshja, e cila udhëheqësit thanë se do t’i shërbente nevojave ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës për dy vjet, erdhi pas më shumë se dy ditësh bisedimesh në Bruksel.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga BE-ja që t’i përdor 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika ka kundërshtuar.
E, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se beson se do të ishte “e dobishme” për Evropën të riangazhohej me presidentin rus, Vladimir Putin.
Zelensky ka njoftuar se delegacionet ukrainase dhe amerikane do të takohen për bisedime të reja të premten dhe të shtunën në SHBA.