Nevojat financiare të Ukrainës për vitin 2026 janë të mbuluara, ka thënë një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian.
Sipas tij, BE-ja pritet të bëjë pagesën e parë nga paketa prej 90 miliardë eurosh në fund të majit ose në fillim të qershorit, ndërsa donatorët e tjerë do të vazhdojnë ta mbështesin financiarisht Kievin deri atëherë, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUkraina, e cila po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022, rrezikonte të mbetej pa fonde në prill.
Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ra dakord vitin e kaluar për një paketë financiare prej 90 miliardë eurosh për vitet 2026 dhe 2027, me qëllim ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit.
Megjithatë, kryeministri hungarez Viktor Orban, i njohur për qëndrimet e tij miqësore ndaj Rusisë, pati bllokuar miratimin e këtyre fondeve. Orban humbi zgjedhjet në Hungari më 12 prill dhe lideri i partisë fituese, Peter Magyar, ka deklaruar se nuk do t’i pengojë më fondet e BE-së për Ukrainën.
Komisioneri Evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, u shpreh se mund të ketë ende lëvizje ndërkohë që Orban është ende në detyrë, por shtoi se nuk dëshiron të jetë shumë optimist pa e parë konkretisht zhbllokimin e situatës.
Paketa financiare e BE-së për vitet 2026 dhe 2027 mbulon rreth dy të tretat e nevojave financiare të Ukrainës. BE-ja pret që një e treta e mbetur të sigurohet nga vende të tjera që mbështesin Ukrainën, si Kanadaja, Japonia, Britania dhe Norvegjia.
Sipas Dombrovskisit, 45 miliardë euro nga kjo shumë do të lëshohen në vitin 2026 dhe 45 miliardë të tjera në vitin 2027. Nga këto, 28 miliardë euro janë planifikuar për nevoja ushtarake dhe 17 miliardë për buxhetin e përgjithshëm të shtetit.
BE-ja ende duhet të sigurojë angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë për pjesën e mbetur të financimit për vitin 2027.
Ndërkohë, fondet nga kjo paketë prej 90 miliardë eurosh do të shpërndahen në këste dhe do të lidhen me vazhdimin e reformave nga Ukraina, ndërsa vendi përshtat ligjet e tij me ato të BE-së në rrugën drejt anëtarësimit të ardhshëm.