Afërsisht 32 miliardë dollarë asete të oligarkëve rusë dhe bjellorusë janë ngrirë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur të premten Task-Forca e BE-së për Ngrirje dhe Konfiskim.
Në një deklaratë për media, Task-Forca ka thënë se asetet e ngrira përfshijnë anije, helikopterë, pasuri të paluajtshme dhe vepra arti.
Sipas njoftimit, janë ndalur edhe transaksione në vlerë prej 213 miliardë dollarësh, raporton CNN.
Task-Forca ishte themeluar nga Komisioni Evropian muajin e kaluar, për të ndihmuar në koordinimin e zbatimit të sanksioneve të BE-së dhe vendeve të tjera kundër oligarkëve rusë dhe bjellorusë.
Në dritën e mizorive të kryera nga ushtria ruse, është më urgjente se kurrë të forcojmë bashkëpunimin tonë brenda BE-së dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në dhe Ukrainën, dhe të shtojmë përpjekjet tona për të ndaluar financimin e makinës së luftës së Kremlinit”, ka thënë Komisioneri Evropian për Drejtësinë, Didier Reynders.
-
BE-ja ngrin asete ruse në vlerë prej miliarda dollarësh
-
Vendimi i rëndësishëm për Ukrainën – Të gjithë sytë nga Belgjika
-
Rusia kërcënon me “hakmarrjen më të ashpër” nëse Evropa përdor asetet e saj për Ukrainën
-
Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Bruksel për të vendosur për financimin e Ukrainës
-
Rusia me hapa ligjorë për të ndaluar përdorimin e aseteve të saj të ngrira për Ukrainën