Qeveria e Zvicrës ka bërë të ditur se ka ngrirë 8.8 miliardë dollarë në asete financiare që u përkasin rusëve, nën sanksionet e dizajnuara për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.
Zvicra edhe vitin e kaluar pati ngrirë rreth 8 miliardë dollarë nga asetet ruse pasi që miratoi sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, shkruan Reuters.
Një shifër më e saktë e aseteve të ngrira pritet në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024 kur bankat zvicerane të raportojnë para qeverisë.
Rritja e aseteve të ngrira ndodhi pasi 300 persona dhe 100 kompani dhe organizata ruse janë shtuar në listën e sanksioneve gjatë 12 muajve të fundit.
Berna ka bllokuar gjithashtu lëvizjen e rreth 8 miliardë dollarëve në asete në valutë që i përkasin bankës qendrore ruse.
Megjithatë, asetet e ngrira janë vetëm një pjesë e pasurisë totale të mbajtur nga rusët në Zvicër, me bankat e vendit që mbajnë 150 miliardë franga, sipas vlerësimeve të Shoqatës Zviceriane të Bankierëve.
Edhe
Qeveria zvicerane ngrin pasuritë e Maduros
Presidenti Alain Berset premtoi më shumë mbështetje për Ukrainën gjatë një vizite atje muajin e kaluar dhe ka thënë se fitimet nga asetet e ngrira ruse do të përdoren në rindërtimin e vendit.
Komisioni Evropian po punon për një propozim për të bashkuar disa nga fitimet që rrjedhin nga asetet e ngrira të shtetit rus për të ndihmuar Ukrainën dhe rindërtimin e saj pasluftës. Zvicra po merr pjesë në diskutime, por nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë propozimin.
Por Zvicra ka kufizuar mbështetjen për Ukrainën. Shteti helvetik refuzon lutjet e vendeve të tjera për t'u lejuar të dërgojnë armë dhe municione të prodhimit zviceran në Ukrainë, duke përmendur ligjet e vendit për neutralitetin.
-
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse
-
Vendimi i rëndësishëm për Ukrainën – Të gjithë sytë nga Belgjika
-
Rusia kërcënon me “hakmarrjen më të ashpër” nëse Evropa përdor asetet e saj për Ukrainën
-
Rusia me hapa ligjorë për të ndaluar përdorimin e aseteve të saj të ngrira për Ukrainën