Botë

Borrell fton Rusinë të pranojë kërkesën e SHBA-së për dialog

 

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur veprimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për letrën që Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka nisur Moskës në lidhje me propozimet ruse për sigurinë, këtë të mërkurë.

një postimi në Twitter, Borrell ka bërë thirrje ndaj Rusisë që të pranojë këtë letër, teksa ka rikujtuar se Bashkimi Evropian ka qasje të njëjtë me Shtetet e Bashkuara në përpjekjet për të lehtësuar situatën në Ukrainë.