Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Borrell: Duhet të shqyrtojmë skenarë të ndryshëm lidhur me angazhimin e SHBA-së për sigurinë evropiane

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se angazhimi më i rëndësishëm i sigurisë që BE-ja do të mund ta bënte për Ukrainën, është ta anëtarësojë atë në bllok, raporton "The Guardian".

Borrell ka folur të dielën në Konferencën e Sigurisë në Munchen.

Ai tha se çështjet më të rëndësishme gjeopolitike me të cilat përballet BE-ja sot lidhen me Ukrainën, Gazën, jugun global – si dhe me mbrojtjen.

“Ne duhet të rrisim dhe t’i ofrojmë Ukrainës angazhime të sigurisë. Dhe angazhimi më i rëndësishëm i tillë do të ishte anëtarësimi i Ukrainës në BE”, tha Borrell.

Borrell ka paralajmëruar se “duhet të shqyrtohen skenarë të ndryshëm rreth asaj se sa e angazhuar do të jetë SHBA-ja në sigurinë evropiane”.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një deklarim bërë disa ditë më parë, kishte thënë se do ta “inkurajonte Rusinë” t’i sulmonte aleatët e NATO-s që nuk përmbushin zotimet për shpenzime për mbrojtje.