Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka bërë të ditur se SHBA-ja ka propozuar një takim të këshillit NATO-Rusi dhe këshillit të përhershëm të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, në përpjekje për të zgjidhur tensionet në kufijtë e Ukrainës, pa konflikt.
Blinkeni po ashtu ka thënë se ka kërkuar të takohet me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Evropë javën e ardhshme.
"Si diplomatë kryesorë, ne kemi përgjegjësinë të bëjmë çdo përpjekje që diplomacia të ketë sukses dhe të mos lërë asnjë gur diplomatik pa lëvizur”, ka thënë Blinken.
Blinken ka shtuar se SHBA-ja beson se zbatimi i Marrëveshjes së Minskut është jetik për të siguruar një rrugë diplomatike përpara.
Ai ka shtuar se SHBA-ja do të "lehtësohet" nëse paralajmërimet e saj për Rusinë janë të pasakta dhe parashikimet e SHBA-së provohen të gabuara.
-
Blinkeni takohet me shefin e NATO-s për bisedime rreth Ukrainës
-
Blinkeni niset në Evropë për bisedimet rreth Ukrainës para rikthimit të Trumpit
-
Blinkeni kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi në takimin me ministrat e Jashtëm të NATO-s
-
“Stabiliteti në Ballkan”, ndër temat që çojnë Blinkenin në Bruksel
-
Në takimin e parë që nga fillimi i luftës, Blinkeni i jep mesazh të fuqishëm Lavrovit për Ukrainën