Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Stabiliteti në Ballkan”, ndër temat që çojnë Blinkenin në Bruksel

Antony Blinken

Antony Blinken

Stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor është një nga temat që do t’i theksojë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s në fund të nëntorit, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit të shtunën.

Sipas njoftimit, në takim Blinkeni “do të vërë në pah angazhimin e palëkundur të NATO-s për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, do ta theksojë mbështetjen për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Washingtonit në korrik të 2024-s”.

Takimi i ministrave të jashtëm do të mbahet në datat 28 dhe 29 nëntor.

Takimi vjen pak ditë pasi sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor. Ai ka kritikuar Serbinë për përqendrimin e ushtrisë në kufi me Kosovën, ndërsa përsëriti mbështetjen për dialogun