Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbështetur përpjekjet për të organizuar bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Borrell ka thënë se bisedimet janë më se të nevojshme për të shmangur një luftë, raporton BBC.
“Takimet e samiteve, në nivelin e liderëve, në nivelin e ministrave, çfarëdo formati, çfarëdo mënyre të bisedoni dhe të uleni në tryezë dhe të përpiqeni të shmangni një luftë, janë shumë të nevojshme”, ka thënë para gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së.
Borrell shtoi se BE-ja mbështet çdo gjë që mund t’i bëjë bisedat diplomatike në mënyrën më të mirë, për të kërkuar një zgjidhje për krizën.
Artikuj të ngjashëm
-
Borrelli u kërkon vendeve të BE-së që të ndjekin shembullin e Bidenit për Ukrainën
-
Borrell kërkon fonde shtesë për Ukrainën në forumin BE-Ukrainë
-
Borrelli paralajmëron luftë të gjerë në Lindjen e Mesme
-
Borrell: Duhet të shqyrtojmë skenarë të ndryshëm lidhur me angazhimin e SHBA-së për sigurinë evropiane
-
Borrelli bën thirrje për më tepër armatim për Ukrainën: Armës i duhet plumbi