Katërmbëdhjetë punëtorë të një prej aeroporteve kryesore për turistët në Spanjë janë arrestuar nën dyshimin për vjedhjen e gjësendeve nga valixhet. Policia spanjolle ka sekuestruar gjësende të vjedhura që kapin vlerën e 2 milionë eurove, përfshirë 13 mijë euro para të gatshme. Të arrestuarit janë punëtorë të aeroportit të Tenerifes.
20 punëtorë të tjerë të këtij aeroporti janë duke u hetuar për të njëjtin rast. Aeroporti i Tenerifes menaxhon 11 milionë udhëtarë çdo vit, shumica prej tyre turistë evropianë që kalojnë pushimet në vendet më të nxehta.
Hetimi ka nisur pasi një udhëtar u ankua se i mungonin gjësendet në valixhe, ka njoftuar policia spanjolle. Vjedhja ka ndodhur në bagazhin e aeroplanëve.
Hajdutët hapnin me forcë valixhet, merrnin gjësendet me vlerë dhe më pas i mbyllnin përsëri. Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 29 orë të dorës, 120 bizhuteri, 22 telefona dhe pajisje të tjera elektronike. Gjësendet e vjedhura shiteshin në internet.
-
Grabitja që do të mbetet në histori, vidhet në aeroport ari në vlerë mbi 13 milionë euro
-
Sa ishte vlera financiare e sendeve të vjedhura nga anglezët?
-
Punonjësi i Pallatit Elysee akuzohet për vjedhje të gjësendeve në vlerë rreth 40 mijë euro
-
Konfiskohen dy orë të shtrenjta, iu zunë në valixhe udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
-
Kapen dy të dyshuar për vjedhjen në “Louvre”, synonin ikje jashtë vendit