Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grabitja që do të mbetet në histori, vidhet në aeroport ari në vlerë mbi 13 milionë euro

Policia po heton një grabitje ari në Aeroportin Ndërkombëtar të Torontos.

Zyrtarët kanadezë kanë thënë se më shumë se 15 milion dollarë ar dhe sende me vlerë u vodhën më 17 prill.

Kontejneri "me vlerë të lartë" mbërriti në aeroport në mbrëmje dhe u transportua në një objekt mbajtës ngarkesash.

Policia beson se aty ka ndodhur edhe grabitja.

Vjedhja mund të shënojë një nga grabitjet më të mëdha në historinë kanadeze.

Edhe Grabitja më e madhe e arit – Policia kanadeze bën arrestime dhe lëshon disa urdhërarreste Botë Grabitja më e madhe e arit – Policia kanadeze bën arrestime dhe lëshon disa urdhërarreste

Inspektori i Policisë Rajonale, Stephen Duivesteyn e ka përshkruar vjedhjen si “të rrallë”.

Toronto Sun raportoi se policia mendonte se grupet e krimit të organizuar ishin të përfshirë.