Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në Indi, pasi u goditën nga një tren gjatë tentimit për të ikur nga treni ku ishin, pas përhapjes së thashethemeve për zjarr në bordin e trenit.
Zyrtarët hekurudhor kanë thënë se pasagjerët kishin zbritur nga treni në Mumbai në shtetin perëndimor të Maharashtra pasi dikush lëshoi sinjalin e urgjencës, duke e bërë atë të ndalonte, raporton BBC.
Ata u goditën nga një tren në një shinë tjetër, në përpjekje për të ikur.
India ka nisur një program prej 30 milionë dollarësh për të modernizuar hekurudhat e saj në vitet e fundit, por kjo është dëmtuar nga një seri aksidentesh, duke përfshirë një përplasje të madhe me tre trena në vitin 2023 në shtetin e Odishës, i cili ka lënë gati 300 njerëz të vdekur.
-
18 të vdekur nga shtypja mes njerëzve në një stacion treni në New Delhi
-
Të paktën tetë të vdekur nga përplasja e dy trenave në Indi
-
Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë
-
Përplasen dy trena në Danimarkë, të paktën 17 të lënduar