Gjykata e Apelit ka nxjerrë vendim për 126 ditë apo me pak se katër muaj në rastin ku Gjykata Themelore e Ferizajt ka vendosur për të kthyer në punë doktorin Gëzim Bajrami si dhe kompensimin për dy mandate, pasi ky i fundit ishte larguar nga pozita e Drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizaj, 6 muaj pasi i ishte bërë vlerësimi i përformancës.
Hulumtuesi i Lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Yll Zekaj, ka thënë se ky nuk është standard që kjo gjykatë e ka vendosur, pasi rastet tjera zgjasin me vite.
“Në bazë të monitorimit që Instituti i Kosovës për Drejtësi i bënë sistemit gjyqësor por edhe në bazë të vetë raporteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të përfunduar një rast civil që nga inicimi i tij përmes padisë e deri të marrja e një vendimi të plotfuqishëm në Gjykatën e Apelit, shkojnë zakonisht deri në 1 mijë e 600 ditë, përkatësisht mbi katër vite, kështu që kemi një rast që është trajtuar nga Gjykata e Apelit për vetëm katër muaj ky nuk është një standard që e ka vënë kjo gjykatë, kemi raste që zgjasin me vite të tera të natyrës së njëjtë përkatësisht të marrëdhënieve të punës që trajtohen pranë kësaj gjykate”, ka thënë ai.
Zekaj ka pasur raste kur gjykata i ka përshpejtuar por në këto raste kemi pasur gjithmonë të bëjmë me njerëz të fuqishëm.
“Kemi gjetur raste të cilat në momentin e parashtrimit të padisë deri kur vendimi është bërë i plotfuqishëm në gjykatën e Apelit ka marrë disa muaj, por ajo çfarë kemi gjetur në këto raste ka pasur të bëjë gjithmonë me persona që kanë pasur ndikim në shoqëri apo persona të rëndësishëm, por jo me qytetarë të thjeshtë që kanë parashtruar një padi dhe kanë pritur me radhe për ta përfunduar një rast, kështu që trajtimi i një rasti për kate muaj, përfundimi i tij në Gjykatën e Apelit apo katër muaj periudhe kohore për t’u përfunduar në Gjykatën e Apelit, nuk mund të quhet ndryshe vetëm drejtësi selektive apo trajtim selektiv i këtij rasti”, është shprehur ai.
-
Apeli e detyron t’ia paguajë Bajramit rreth 57 mijë euro, SHSKUK-ja ankohet në Supreme
-
I jashtëligjshëm vendimi për kompensimin e mandatit të dytë të supozuar, vlerësojnë ekspertët
-
Avokati Shefqeti: Padia ishte e pasafatshme ku doktori kërkoi kthimin në vendin e punës
-
Bajrami: Largimi nga pozita e drejtorit ishte politike
-
Rreth 57 mijë euro për Bajramin, u vërtetua se jashtëligjshëm iu ndërpre mandati i drejtorit