Gjykata Themelore e Ferizajt dhe më pas edhe me vendimin e asaj të Apelit, kanë detyruar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) që doktorit Gëzim Bajrami, t’ia kompensojnë edhe mandatin e dytë të supozuar.
Kjo pasi Bajrami u largua nga pozita e drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, gjashtë muaj pasi kishte rimarrë këtë pozite, dhe kishte mundësinë e rizgjedhjes edhe për një mandat tjetër.
Kompensimi për një mandat të supozuar po konsiderohet jashtëligjore nga njohësit e lëmisë civile, ku sipas tyre, kështu nuk ka ndodhur ndonjëherë pasi nuk mund të dimë nëse i njëjti do ta fitonte këtë pozite apo jo.
“Normalisht në parim nuk mund të kompensohet për mandatin e dytë, duke qenë se ne vlerësojmë se në raste e tilla sipas legjislacionit në fuqi duhet që të bëhet vlerësimi i performancës për mandatin e parë, aplikimi për mandatin e dytë nëse do të ketë konkurs apo vlerësimi nga ana e punëdhënësit për mundësinë e vazhdimit të kontratës…”, ka thënë avokati Florim Shefqeti.
Gjykata, përveç kompensimit për dy mandate, ka kërkuar edhe kthimin në vendin e punës e kjo sipas avokatit Shefqeti është jashtëligjore.
“Jo kjo, kjo nuk është ligjore, kjo është në fakt kundërligjore. Ne thamë edhe për mandatin e dytë që ka jashtëzakonisht shumë dilema edhe nuk kemi hasur në ndonjë rast që ka ndodhë, përkundrazi kemi hasur në raste në të kundërtën, duke qenë se nuk, që gjykata nuk e prezumon detyrimisht nevojën e vazhdimit të kontratës e aq ma tepër gjykata nuk themelon marrëdhënie pune e as nuk vazhdon marrëdhënie pune, aq ma tepër përtej afatit ligjor të caktum e në rastin konkret siç ju thatë dy mandate. S’mundet gjykata me kriju mandatin e tretë e që po del t ‘jetë kundër ligjit”, është shprehur ai.
Edhe
Apeli e detyron t’ia paguajë Bajramit rreth 57 mijë euro, SHSKUK-ja ankohet në Supreme
Në të njëjtën linjë ishte edhe hulumtuesi i lartë i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Yll Zekaj.
“Kompensimi edhe për mandatin e dytë kjo e bënë edhe me të çuditshëm këtë proces, duke e pasur parsysh që mandati i dyte shkon në bazë të një parimi konkurrues, me një konkurs të hapur edhe jo në mënyre automatike të numërohet dhe te kompensohet edhe mandati i dytë të cilin punëtori në këtë rast nuk e ka fituar”, ka thënë ai.
-
Rreth 57 mijë euro për Bajramin, u vërtetua se jashtëligjshëm iu ndërpre mandati i drejtorit
-
Anulohen konkurset për drejtorë, spitali i Ferizajt qe katër vjet me u.d. - i Mitrovicës qe dy
-
Avokati Shefqeti: Padia ishte e pasafatshme ku doktori kërkoi kthimin në vendin e punës
-
Zekaj: Drejtësi selektive trajtimi i lëndës së drejtorit të spitalit për katër muaj në Apel