Në lidhje me afatet ligjore të ankesave, avokati Florim Shefqeti thotë se nëse ankesa nuk parashtrohet në afat prej 30 ditësh humbë afati ligjore për anulimin e vendimit. Në rastin kur doktori Gëzim Bajrami, ka bërë padi ndaj Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.
Sipas tij, inicimi i procedurës në Inspektoratin e Punës, nuk e mbron humbjen e afatit për parashtrimin e padisë për anulim të vendimit.
“Sipas ligjit, punëtori ka dy të drejta, por çka vlen të theksohet kur kemi të bëjmë me anulimin e vendimeve si të kundërligjshme aty ka afate se ligji ka përcaktu në parim edhe ligji për konfliktet administrative afatin 30 ditë për paraqitjen e padisë, një e metë në praktikë e posaçërisht në rastet kur qytetaret nuk kanë udhëzimet e nevojshme juridike është për faktin se ju drejtohen inspektoratit të punës, dhe presin deri sa te vendos inspektorati i punës, dhe në këtë formë e humbin afatin 30 ditorë për paraqitjen e padisë pranë gjykatës themelore”, ka thënë ai.
Tutje, ai theksoi se në rastet kur kalohet afati prej 30 ditësh, humbë afati për anulimin e vendimit por jo edhe për kompensimin e të ardhurave nga marrëdhënia e punës.
“Duke qenë se afati për kompensimin e këtyre të ardhurave është tre vite, por për anulimin e vendim si të kundërligjshëm nëse kërkohet humbë afatin dhe jo rrallë raste ka ndodhë që afate të tilla nga gjykata janë konsideru si të lëshuara dhe paditë janë konsideruar si të pasafatshme”, është shprehur ai.
Edhe
Pacientët t’u drejtohen gjykatave kur barnat mungojnë ose kur presin për mjekim
Ndryshe, padia që doktor Gëzim Bajrami kishte ngritur ndaj SHSKUK-së, ishte mbi shtatë muaj pas vendimit për largim nga puna.
-
Apeli e detyron t’ia paguajë Bajramit rreth 57 mijë euro, SHSKUK-ja ankohet në Supreme
-
I jashtëligjshëm vendimi për kompensimin e mandatit të dytë të supozuar, vlerësojnë ekspertët
-
Zekaj: Drejtësi selektive trajtimi i lëndës së drejtorit të spitalit për katër muaj në Apel
-
Dy kandidatë të PDK-së kërkojnë rinumërimin e votave brenda partisë