Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Apeli e detyron t’ia paguajë Bajramit rreth 57 mijë euro, SHSKUK-ja ankohet në Supreme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka përdorur mjetin e jashtëzakonshëm, duke paraqitur revizion në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Gjykatës se Apelit për të kompensuar doktorin Gëzim Bajrami për dy mandate si dhe kthimin në vendin e punës.

“Si palë e paditur, i kemi bërë të qartë Gjykatës Supreme, përmes mjetit të jashtëzakonshëm, se Gjykata Themelore dhe ajo e apelit kanë tejkaluar vëllimin e kërkesës së paraqitur me padi, me rastin e nxjerrjes së aktgjykimeve përkatëse të themelores, por edhe asaj të apelit se janë të pakuptimta dispozitat e aktgjykimeve të nxjerra nga dy gjykatat, sepse gjykatat kanë vendosur mbi atë se çka është kërkuar me anë të padisë dhe kërkesë padisë së paditësit”, ka bërë të ditur Kordinatori për çështje juridike të SHSKUK-së, Dibran Zogaj.

Sipas Zogajt, SHSKUK-ja ka bërë kërkesë edhe për mbrojtje të ligjshmërisë dhe se janë në pritje të përgjigjes nga ana e Gjykatës Supreme.

“Të pakënaqur me vendimet e të dyja gjykatave, kemi ushtruar revizion në Gjykatën Supreme, si dhe Kërkesë për Mbrojtje të Ligjshmërisë dhe jemi në pritje të përgjigjes.”, ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, ku kjo gjykatë ka anuluar vendimin e SHSKUK-së, për të ndërprerë kontratën me Gëzim Bajramin i cili mbante pozitën e Drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i cili është nxjerrë nga gjyqtari Habib Zeqiri, gjykata kishte kërkuar që Bajrami të kthehej në punë si drejtor i këtij spitali derisa kishte obliguar ShSKUK-në që Bajramit t’ia kompensoi pagat për periudhën kohore prej 1 korrik 2015 deri më 29 shkurt 2020.

Pra, kjo gjykatë, e ka obliguar ShSKUK-në që Bajramit t’ia paguaj pagat për mandatin e parë dhe mandatin e dytë, si dhe ta kthejë në punë sërish si drejtor.

Edhe Rreth 57 mijë euro për Bajramin, u vërtetua se jashtëligjshëm iu ndërpre mandati i drejtorit BETIMI PËR DREJTËSI Rreth 57 mijë euro për Bajramin, u vërtetua se jashtëligjshëm iu ndërpre mandati i drejtorit

“Në emër të pagesës së pagave mujore, t’i paguaj paditësit shumën prej 49.294.00 euro në emër të pagesës për kontribute pensionale shumën prej 2.841 euro, në emër të pagesës së tatimit në të ardhura personale të punësuarit shumën prej 4.202 euro dhe në emër të ndalesave për sindikatë shumën prej 497 euro, të gjitha këto në afat prej shtatë dite nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, në të kundërtën ky aktgjykim përbën bazë për procedurë përmbarimore”, thuhej në këtë aktgjykim.

Ky vendim i Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe të Apelit, nga ekspertet e lëmisë civile po konsiderohet si anomali dhe jashtëligjore.