Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Bajrami: Largimi nga pozita e drejtorit ishte politike

Në fund të 2014-ës, doktorit Gëzim Bajrami i ishte ndërprerë kontrata nga pozita e drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, me arsyetimin se nuk e kishte kaluar provën e përformancës 6 muaj pasi kishte rifituar pozitën e drejtorit për mandat tre vjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për tre vite të ardhshme.

Për këtë, Bajrami thotë se nuk kishte të bënte fare me përformancën e tij në punë por që ishte vendim politik.

“Po në bazë të vlerësimit të drejtorit kinse nuk kam kaluar 50% të përformancës. Po shkaktarë kryesor ka qenë ndërtimi i spitalit të ri. Po në realitet unë në momentin kur mora nënshkrimin nga Ministrja e Shëndetësisë dhe bordi shoqëror të SHSUK-së për fillimin e tenderimit të spitalit, ditën e parë kur kam dhënë lejen për fillimin e procedurës së tenderimit të nesërmen unë jam thirre në performancë.”, ka thënë ai.

Sipas tij, shkarkimi lidhet me ndërtimin e Spitalit të ri dhe qe mos të fillohet me procedurat e tenderimit, ka thënë ai për “Betimi për Drejtësi”.

“Që i bjen, qëllimisht që mos të fillohet me procedurat tenderimit për ndërtim të spitalit të ri. Pas meje 20 ditë prapa meje në mënyrë të njëjte është jo vetëm në mënyrë të njëjte por është shkarku edhe shefi i prokurimit dhe tenderi i spitali është anulu dhe dihet rrjedhja e mëtejshme se si ka ndodhë deri tash kur ende nuk është finalizu ndërtimi i spitalit. Kjo është arsyeja e vetme jo përformanca, meqenëse, unë në përformancë kamë qenë i shkëlqyeshëm”, është shprehur ai.

Edhe Rreth 57 mijë euro për Bajramin, u vërtetua se jashtëligjshëm iu ndërpre mandati i drejtorit BETIMI PËR DREJTËSI Rreth 57 mijë euro për Bajramin, u vërtetua se jashtëligjshëm iu ndërpre mandati i drejtorit

Largimin nga puna të Bajramit, Gjykata Themelore e Ferizajt, e ka konsiderua si të jashtëligjshëm dhe për këtë ka detyruar SHSKUK-në, që të njëjtit se bashku me shpenzime procedurale t’ia paguaj rreth 57 mijë euro, si dhe ta kthej në vendin e punës, këtë vendim e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.