Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

“Qe 10 vjet nuk kemi legalizim të banesës, investuesi nuk e bëri sipas planit”

Naile Aliu, qytetare nga Komuna e Prishtinës, ka folur për problemin e moslegalizimit të ndërtimeve. Ajo banon në një ndërtesë të palegalizuar.

Ajo për emisionin “Betimi për Drejtësi” tha se shkaku i moslegalizimit nuk ka mundur ta përdorën pronën për të marrë kredi. Ka thënë se ndërtesa ku e ka blerë banesën nuk është ndërtuar sipas planit.

“Banesa ku është ndertu, toka e jona u kanë. Qe 10 vjet jena hi në të ama qe 10 vjet legalizim jo. Na ka dëmtuar. Kredi nuk po mundemi me marrë”, është shprehur ajo.

Tutje, Aliu theksoi problemet që kanë pasur me banesën, dukë thënë se asgjë nuk është kryer sipas planifikimit fillestar.

“Po ka problem qysh s’ka. Krejt na është dashur rrymën me ndreq për së dyti, se s’ka vendos asgjë të hairit. Krejt gjëra më të thjeshta i ka vendos. Është dashur me përmirësuar rrymën. S’ka bërë as hyrje për invalidë. Liftin e ka zvogëlua. Nëse duam me bajt diçka, nuk ka hapësira”, ka thënë ajo e shqetësuar.

Edhe Olluri: Edhe ne që i legalizonim banesat s’besonim që ato pa certifikatë do të rrënoheshin BETIMI PËR DREJTËSI Olluri: Edhe ne që i legalizonim banesat s’besonim që ato pa certifikatë do të rrënoheshin

Për këtë thotë se janë ankuar edhe tek investitori e edhe te komuna, por që asnjëra palë nuk ka gjetur zgjidhje.