Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten, gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka theksuar nevojën për miratimin e tij.
Edhe pse ka thënë se ligji në parim është “i padrejtë e i amniston ndërtuesit pa leje”, ai ka theksuar se në kuptimin e banorëve që i shfrytëzojnë sot ato banesa, duhet të bëjnë zgjidhje,
Aliu ka sqaruar se më këtë ligj do të legalizohen ndërtimet pa leje që i plotësojnë kushtet për leje, e të cilët nuk i kanë ndjekur procedurat siç është e përcaktuar me ligj.
"Jemi në situatën ku 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje, 46 mijë vetëm në Prishtinë. Mbi 75% të ndërtimeve janë ndërtime pa leje. I gjithë planifikimi që është bë për vjet është bërë pa i marrë parasysh këto ndërtime pa leje”, ka theksuar Aliu.
-
Aliu: Mbi 75% e ndërtimeve janë pa leje
-
Aliu: Përzgjedhja e komunave për banimin e përballueshëm nuk ishte e qëllimshme
-
Aliu: Nga banimi social do të përfitojnë familjet me kushte jo të mira ekonomike
-
Aliu e pranon se shumica e projekteve të mëdha infrastrukturore janë vazhdimësi e ish-qeverive
-
Komuna e Prishtinës publikon Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje