Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës publikon Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka publikuar Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se kryeqyteti ka përgatitur udhëzuesin mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, i cili do të ju ndihmojë me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Tutje thuhet se nëse qytetarët nuk aplikojnë për legalizim të ndërtimeve përfshihen në Listën e rrënimit.

“Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompensim”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në pikën e parë të këtij Udhëzuesi përcaktohen ndërtimet të cilat duhet t’i nënshtrohen procesit të legalizimit.

Edhe Bllokohen lejet ndërtimore për ndërtuesit borxhlinj në Prishtinë Arbëri Bllokohen lejet ndërtimore për ndërtuesit borxhlinj në Prishtinë

“Të gjitha ndërtimet pa leje të evidentuara në ortofoto para datës 05 Shtator 2018 përfshirë këtu: shtëpitë, garazhet në shërbim të shtëpisë, ndërtesat bujqësore, shtëpitë me afarizëm, depot, ndërtesat shumëbanesore dhe afariste, administrative, anekset dhe mbindërtimet e ndërtesave, hotelet, konviktet, ndërtesat industriale, ndërtesat kulturore artistike, ndërtesat arsimore, shëndetësore, sportive(rekrative) etj. Ndërtimet e papërfunduara. Tejkalimet e lejes ndërtimore”, thuhet në udhëzues.