Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrënohet një objekt pa leje në Prishtinë

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se sot (e hënë) ka nisur ekzekutimin e rrënimit të një objekti i cili kishte filluar të ndërtohet pa leje të organeve kompetente në kryeqytet.

Sipas njoftimit, pala kishte filluar së ndërtuari objektin pa leje me dimensionet 13.00m x 18.00.

“Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore. Pavarësisht kësaj, pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime me ç'rast kemi qenë të detyruar të ndërmarrim sot aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, objekti gjendet në lagjen Tophane, Prishtinë.