Shoqëria aksionare “Trepça” ka nisur aksionin për lirimin e pronave të saj në Mitrovicën e Veriut, duke përfshirë rrënimin e objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa leje.
Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook të mërkurën, ky veprim vjen pas skadimit të afatit të dhënë më 13 shkurt dhe mosrespektimit të paralajmërimeve nga ana e shfrytëzuesve të këtyre hapësirave.
Kompania ka bërë të ditur se në këtë zonë janë identifikuar mbi 20 garazhe dhe objekte të ndërtuara përgjatë rrugës, të cilat konsiderohen si uzurpime të kundërligjshme të pronës së ndërmarrjes.
Para ndërhyrjes, palëve u ishte dhënë një afat prej 48 orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, si dhe mundësia për të paraqitur dokumentacion apo marrëveshje të mundshme për shqyrtim.
“Aksioni për lirimin e pronës po zhvillohet me mbështetje institucionale dhe, sipas njoftimit, do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të kësaj prone nën menaxhimin e Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Edhe
Fillon shembja e 11 vilave të ngritura ilegalisht në zonën e Ujmanit
VIDEO:
E në një reagim, Komuna e Mitrovicës së Veriut i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë, duke thënë se kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në kompetencat e komunës nga autoritetet qendrore në Prishtinë.
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë, familja ia lë në dorë drejtësisë
-
"Ibër-Lepenci" u kërkon banorëve te Ujmani të dorëzojnë dëshmi të pronësisë, brenda 7 dite
-
Rama: Shtëpia te Rruga A është ndërtuar pa leje dhe në pronë komunale