Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar të gjithë investitorët, ndërtuesit, mbikqyrësit profesionalë, pronarët e objekteve e blerësit, se asnjë objekt nuk do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final dhe certifikatë të përdorimit.
Sipas njoftimit ky detyrim vlen për objektet individuale të banimit, kolektive, banesore-afariste, industriale e publike, ndërsa përdorimi do të vlejë vetëm pasi të jetë kryer Inspektimin Final dhe të jetë lëshuar Certifikata e Përdorimit.
Drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar për investitorët se para përfundimit të punimeve ndërtimore, ata do të njoftohen edhe individualisht përmes një Urdhëresë Inspektuese me të cilën obligohen që të mos e vënë objektin në përdorim, të mos ua dorëzojnë banesat apo lokalet, të mos fillojnë ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe të mos lejojnë vendosjen e banorëve apo përdoruesve derisa të përfundojnë inspektimi final dhe të lëshohet Certifikata e Përdorimit.
Ndërsa për blerësit dhe qytetarët është bërë thirrje që të mos e pranojnë në dorëzim banesë, lokale apo objekte të tjera dhe të mos e fillojnë përdorimin pa certifikatën në fjalë.
“Në rast se konstatohet se një objekt është vënë në përdorim në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Inspektoratit do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj, duke përfshirë: urdhërimin për ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit të objektit; urdhërimin për lirimin e objektit deri në pajisjen me Certifikatë të Përdorimit; shqiptimin e gjobave administrative ndaj personave përgjegjës; inicimin e procedurave të tjera administrative dhe ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi dhe ekzekutimin e masave inspektuese në rast të mosrespektimit të urdhrave të Inspektoratit”, thuhet mes tjerash.
-
Pacolli paralajmëron pezullimin e kompetencave, komunave që dështojnë në menaxhimin e mbeturinave
-
Pacolli: Prishtina i prin keqmenaxhimit të çështjes së mbeturinave
-
Pacolli: Do t’i ashpërsojmë gjobat ndaj komunave, mbeturinat në Prishtinë po rrezikojnë shëndetin publik
-
Gjobiten institucionet përgjegjëse për kaosin me mbeturina në Prishtinë
-
Komunës s’i kalon projekti para Bibliotekës, shpërfill kushtet bazike