Kryetari i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku, gjatë një interviste për Betimi për Drejtësi, tregoi se si është certifikuar në vazhdimësi Lista Serbe nga institucioni që drejton, përkundër se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve votohej kundër certifikimit.
Leku tha se vetë KQZ-ja e ka një mekanizëm që mbledh të dhënat se a plotësohen kushtet për regjistrimin e partive politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kur kanë filluar zgjedhjet nacionale apo lokale, e ka zhvilluar procesin e certifikimit dhe ka pasur situata kur një subjekt politik nuk është certifikuar. Brenda KQZ-së është një mekanizëm për mbledhjen e të dhënave që plotësojnë kushtet për t’u regjistruar si parti politike dhe të certifikohen. Ata bëjnë rekomandim për secilin subjekt politik se cili i plotëson kushtet për certifikim. Në rastin konkret rekomandimi i KQZ-së ka qenë se të gjitha subjektet politike i plotësojnë kushtet për certifikim, përfshi edhe Listën Serbe. Pastaj, kur ka dalë çështja për votim, është votuar kundër dhe është abstenuar, që rrjedhimisht del se nuk mund të certifikohet një subjekt politik”, është shprehur Leku.
Ndërkohë që pas ankesës së Listës Serbe, Leku tha se vetë KQZ-ja thotë se janë plotësuar kushtet për certifikimin e partisë politike në fjalë.
“Ne e kemi trajtuar rastin në kuptim të dispozitave ligjore, madje sipas ligjit ne i kemi dhënë mundësinë KQZ-së që të bëjë përgjigje në ankesën e subjektit që është ankuar në PZAP dhe përgjigja e tyre ka qenë njëfarë forme konfirmuese sepse ka thënë ‘janë plotësuar kushtet për certifikim’. Ne s’kemi pasur material të kundërt të asaj që është pozitive përveç asaj që gjithçka është në rregull, por është vullneti politik në këtë rast që ka dominuar se nuk mund të certifikohet një subjekt politik dhe pastaj ne në zbatim të ligjit e kemi vendosur si rast, por kjo është përsëritur në të gjitha zgjedhjet. Pastaj ne kemi qenë subjekt i sulmeve nga një subjekt politik pse ne po e kryejmë punën që po e kryejmë sipas ligjit”, ka thënë Leku.
Gjithashtu, i njëjti bëri me dije se gjatë zgjedhjeve të fundit ka qenë hera e parë që Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë buxhet shtesë për PZAP-në.
“Sa herë ka pasur zgjedhje në të kaluarën me kërkesë të panelit, qeveria ka ndarë buxhet shtesë për zgjedhjet që janë mbajtur. Këtë herë përkundër kërkesave të vazhdueshme, ju kemi drejtuar qeverisë, edhe presidentes… por nuk kemi hasur mirëkuptim, përkatësisht nuk ka pasur buxhet shtesë”, ka thënë Leku.